Drejtori i kompanisë Volvo, Hakan Samuelsson, paralajmëroi se mosmarrëveshja tregtare SHBA-Kinë po krijon destabilitet duke rrezikuar afro 4000 mijë vende pune që ata planifikonin të shtonin.
Fabrika është shtesa e fundit në disa operacione prodhimi në shkallë të gjerë në Karolinën e Jugut, duke përfshirë edhe një plan të BMW që të mbështetet shumë në shitjet e eksportit për të mbështetur vendet e punës, raporton “Top Channel”.
“Ne duam të eksportojmë e nëse BE-ja dhe Kina vendosin barriera të larta, kjo do të ishte e pamundur”, tha Samuelsson, duke shtuar se të gjitha makinat do kushtojnë më shtrenjtë dhe kjo është kundër çdo logjike të ekonomisë moderne.