Gjykata e Posaçme e Apeli kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit, ka lënë në burg Besmir Muratin, Bujar Ajetiin (Gërmizi), Dedan Gjonin dhe Erzen Breçani.
Goditja e grupit erdhi pas komunikimeve të zbërthyera nga autoritetet franceze nga aplikacioni enkriptuar Sky ECC.
Sipas njoftimit të SPAK, është provuar se anëtarët e grupit kanë trafikuar 931 kg kokainë në katër episode, në Brazil, Holandë dhe Gjermani.
Autoritetet kanë dyshime edhe për episode të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Për trafikun e drogës, prokuroria e posaçme akuzon, Eralbi Brecanin, Ervin Matën, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Albert Prenga, Artan Sulejmani, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti.
Oficeri Dedan Gjoni akuzohet për sigurim kushtesh për vrasje ndërsa Erzen Brecani për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash, vepra kto në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
VENDIMI I GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.M., B.A., D.Gj. dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
- Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate;
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij