Paulin Sterkaj: Turma pati si synim sulmin ndaj Parlamentit

Protestuesit e opozitës u përplasën me Policinë në tubimin e thirrur para selisë së Parlamentit. Një pjesë e turmës tentoi të çante kordonin e policisë për të hyrë në oborrin e sallës plenare, ku deputetët e mazhorancës ishin mbledhur në seancë.

Dhunës nuk i shpëtuan as deputetët socialistë. Paulin Stërkaj dhe Blendi Klosi u sulmuan nga protestuesit ndërsa përpiqeshin të futeshin në Parlament nga hyrja anësore para se situata te tensionohej nga hyrja kryesore, raporton Top Channel.

Në një lidhje telefonike për Top Show, Paulin Sterkaj u shpreh se turma e njerëzve të grumbulluar para Kuvendit sot ka pasur si synim sulmin ndaj Parlamentit.

“Është e paprecedent që të mos lejosh deputetët të futen në Parlament duke i bllokuar. S’ka turp më të madh që të jepen urdhra të tillë.
Parlamenti duhet te mbrohet me çdo çmim. Deputeti është institucion kushtetues. Unë i kam telefonuar Petrit Vasilit a mban përgjegjësi personale kur japin kështu urdhrash për turmat që janë te papërgjegjshme”, u shpreh ai.