Paul Ryan përlasje me Trump mbi tarifat

"Thjesht nuk mendoj se rruga tarifore është mënyra e mençur për të përcjellur", tha Paul Ryan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan është përplasur me presidentin Donald Trump mbi tarifat e presidentit që kanë shkaktuar luftëra tregtare me disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-ve, duke përfshirë aleatë të ngushtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump më herët gjatë ditës pretendoi se tarifat “janë më të shkëlqyshmet!” në mesin e kontestit të vazhdueshëm tregtar.

“Vendet që na kanë trajtuar padrejtësisht në tregti me vite të tëra po vijnë të gjithë në Washington për të negociuar,” tha Trump në Twitter. “Tarifat janë më të shkëlqyshmet! Ose një vend që i ka trajtuar Shtetet e Bashkuara në mënyrë të padrejtë në tregtinë, negocion një marrëveshje të drejtë, ose ai goditet me tarifat. Është shumë e thjeshtë, dhe të gjithë po flasin!”.

Por Ryan mbetet i bindur se taksat nuk janë metoda e duhur për të korrigjuar pabarazitë e tregtisë dhe vjedhjen e supozuar të pronës intelektuale, të dy objektivat e politikës ekonomike të Trumpit.

“Thjesht nuk mendoj se rruga tarifore është mënyra e mençur për të përcjellur,” shtoi ai.

Vendimi fillestar i Trump për të vendosur tarifa për importin e çelikut dhe aluminit për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare ka nxitur masat hakmarrëse ekonomike nga një numër i madh vendesh dhe blloqesh, duke përfshirë Kanadanë, Kinën dhe Bashkimin Evropian.

Trump ka paralajmëruar për ndjekjen e tarifave shtesë prej 20 për qind për importet evropiane të automjeteve, e cila ka ngritur spektrin e taksave të mëtejshme në mallrat e SHBA-ve.

Ryan tha se ai “e kupton” atë që Trump po përpiqet të bëjë, por tarifat e mbajtura nuk janë mënyra efektive për të ndjekur synimet e presidentit.