Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paul Ryan theksoi se po merr në konsideratë aplikimin e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë.
Ai gjithashtu theksoi mbështetjen ndaj shërbimeve inteligjente amerikane, në punën për të zbuluar një ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
“Nëse komisionet e kongresit besojnë se sanksionet shtesë ndaj Rusisë janë të nevojshme, unë do të jem i lumtur t’i marr në konsideratë. Rusia është një qeveri kërcënuese që nuk ndan të njëjtat vlera dhe interesa me Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Ryan, shkruan Top Channel.
Këto deklarata të Ryan vijnë vetëm disa orë pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Helsinki, që shkaktoi nëj valë debati në lidhje me sjelljen e presidentit amerikanë karshi homologut të tij rus.