Nyja e Milotit, e hapur disa ditë më parë për qarkullimin e mjeteve, ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe banorëve që jetojnë në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të kësaj rruge , theksoi se “të gjitha rrugët e tjera që lidhin komunitetetin na japin zgjidhje si nga pikëpamja e lehtësisë për njerëzit, por edhe nga pikëpamja e sigurisë për të gjithë aksin kryesor”.
“Ky zakoni i vjetër që bëj vetëm segmentin dhe çfarë ka anash harroje pastaj mbushet me plehra dhe mallra, duhet të marrë fund. Kështu që bëhet një sipërfaqe e parë mjedisore , cilësore e gjelbër e për së mbari”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo është një veprat e para që tregojmë sesi do t’i bëjmë veprat e tjera publike. Do të jetë një ndryshim nata me ditën me të kaluarën”.
Rama u shpreh se kanë mbaruar 100 km e para, ndërkohë që kilometrat realë janë shumë më tepër në këto 5 vite, se vitet e ardhshme.
Komuniteti që jetonte pranë kësaj rruge, nuk kishte mundësi tjetër vetëm të hynte në mënyrë të parregullt . Projekti është bërë nga e para dhe janë bërë rrugë në të dyja anët me dy kalime. Nga Thumana deri në Milot do të vendosen 6 mbikalime këmbësorësh.
Punimet në nyjen e Milotit janë një investim i qeverisë shqiptare me një fond prej 1.6 miliardë lekë. Kjo rrugë është konsideruar një pikë strategjike për trafikun sepse lidh rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës, shkruan ATSH.
Punimet në nyjën e Milotit, nisën në muajin korrik të 2018, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.
Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth.
https://instagram.com/p/BnF8mtRlyF_/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control