Njihuni me telefonin e ri BlackBerry me Android dhe tastierë fizike

BlackBerry zyrtarisht prezantoi telefonin e ri Key2, pasardhësin e modelit të vitit të kaluar KeyOne.

Është një telefon i rangut të mesëm i cili vjen me tastierën ikonike fizike të kompanisë.

Key2 ngjan së shumti me paraardhësin vetëm se këtë herë skajet në krye të telefoni janë ngushtuar dhe butonët zgjeruar.

Butonët e navigimit në krye të tastierë kanë një dritë në sfond dhe fshihen kur nuk janë në përdorim.

Edhe pse Key2 është “BlackBerry-i më i avancuar në treg sot,” duket se rrënjët i ka ende tek e kaluara.

Telefoni ka ekran 4.5-inç LCD me raport 3:2. Ekrani është i mjaftueshëm për të luajtur dhe tastiera e mrekullueshme për të shkruar e-mail-e.

Dilema e vetme do të ishte nëse preferoni tastierën virtuale dhe simbolet e saj të cilat mungojnë në tastierën fizike.

Ndërsa nuk ka ndryshime në madhësinë e telefonit apo ekranit, kamera e tij është përmirësuar. Key2 ka një kamër të pasme të dyfishtë me sensorë 12-megapiksel, njëri me hapje f/1.8 dhe tjetri f/2.6.

Specifikat e Harduerit:

  • Ekrani: 4.5-inç IPS LCD 1080×1620 piksel
  • Procesori: Snapdragon 660 me tetë bërthama
  • RAM: 6GB RAM
  • Memoria e Brendshme: 64 dhe 128GB
  • Kamerat: 12-megapiksel e dyfishtë e pasme, 8 megapiksel frontale.
  • Konektiviteti: Bluetooth 5.2, Wi-Fi 802.11a/b/g/n/ac, LTE Cat6 600/75Mbps
  • Të tjera: USB-C, skaner i shenjave të gishtërinjve, microSD deri në 256GB

Konfigurimi i kamerave ofron modalitetin portret dhe autofokus më të shpejtë. Kamera frontale 8-megapiksel ka efektet slow-motion dhe panorama si dhe mund të regjistrojë video 1080p me 30 frekuenca në sekond.

Kamera mund të rivalizojë lehtësisht iPhone 8 Plus dhe Samsung Galaxy Note 8 për nga specifikat që ka.

Ajo që do të dashuroni me të vërtetë tek ky telefon është jetëgjatësia e bateri. Me një kapacitet prej 3,500 mAh, bateria mund tju shoqërojë përgjatë dy ditëve.

BlackBerry vendosi të zëvendësonte butonin “Shift” në të djathtë për ta zëvendësuar me një buton shpejtësie që mund të konfigurohet sipas dëshirës.

Butoni i hapësirës shërben edhe si skaner i shenjave të gishtërinjve por edhe si buton kamere. Me Key2 mund të përdorni tërë tastierën si një touchpad, shumë e dobishme për të shfletuar në ueb.

Telefoni ruan portën 3.5 mm të kufjeve dhe vendos butonën e ndezjes dhe volumit në të djathtë të tij.

Disa prej përditësimeve më të prekshme të Key2 i gjeni edhe në listën e aplikacioneve të sigurisë si Dtek, Locker dhe Power Center.

Locker Mode i cili erdhi si një ekskluzivitet i BlackBerry Motion debuton në KeyOne në Dhjetor por me Key2 ai është i integruar. Jo vetëm që është një hapësirë ku ruani fotot dhe skedarët privatë por edhe aplikacione private si Firefox Focus.

Power Center është aty për të mësuar nga mënyra sesi ju e karikoni telefonin. Konkretisht nëse ju karikoni telefonin çdo 10 të mbrëmjes, nëse nesër e kaloni këtë afat do të paralajmëroheni.

Pjesa tjetër e specifikave të Key2 janë të ngjashme me KeyOne. Key2 vjen me Android Oreo, procesor Snapdragon 660 dhe 6GB RAM. Memoria e brendshme ofrohet në 64GB dhe 128GB. Key2 fillon nga 649 dollarë. /PCWorld Albanian