Nathalie Loiseau: Britania mund të mbetet në BE me kushtet e njëjta

Ministrja franceze Loiseau tha se nëse Britania e Madhe do të votonte në një referendum të dytë për të qëndruar në BE, blloku nuk do ta kundërshtonte rezultatin

Ministrja franceze për Çështje evropiane, Nathalie Loiseau, ka deklaruar se nuk është tepër vonë për Mbretërinë e Bashkuar të ndryshojë mendimin e saj për largimin nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në programin “Today” të radios BBC, Loiseau tha se nëse Britania e Madhe do të votonte në një referendum të dytë për të qëndruar në BE, blloku nuk do ta kundërshtonte rezultatin.

“Gjithmonë kemi thënë se dera do të mbetet e hapur dhe se ne nuk do të ishim ata që dëshironim të ndahemi nga Mbretëria e Bashkuar. Ishte populli britanik që vendosi të largohej nga BE”, tha Loiseau.

Kur u pyetën nëse kjo do të thoshte se Britania do të qëndronte “me kushtet e njëjta” si më parë, Loiseau tha se, “Sigurisht. Ashtu si çdo anëtar i BE-së, ne kemi një bindje, që është se statusi më i mirë i mundshëm është anëtarësimi, statusi më fitimprurës”.

Ministrja franceze tha se një skenar pa marrëveshje do të ishte keq për Evropën dhe Britaninë. Megjithatë, ajo shtoi se BE gjithashtu besonte se pa marrëveshje do të ishte më mirë se një marrëveshje e keqe.

“Ne të gjithë do të vuajmë, më e keqja do të ishte për Britaninë, por ne jemi të përgatitur për një skenar pa marrëveshje, sepse deri më tani ne nuk kemi parë përparim të rëndësishëm në lidhje me marrëveshjen e tërheqjes që do të na lehtësonte nga ky shqetësim, që do të mund të ishte pa marrëveshje”, tha ajo.

Komentet e ministres Loiseau mbi politikën e dyerve të hapura të BE-së do të jenë një lajm i mirë për aktivistët dhe përkrahësit e një referendumi të dytë ose “votimi të popullit”.

Në muajt e fundit ka pasur thirrje në rritje për një referendum të dytë dhe vrulli për një “votim të popullit” ka qenë vazhdimisht në rritje.

Politikanët e lartë si Anna Soubry, ish-ministre e kabinetit, Chuka Ummina, deputete laburiste, si dhe Vince Vable, kreu i partisë Liberal Demokratike, kanë mbështetur thirrjet për një referendum të dytë nëse dhe kur një marrëveshje të jetë e siguruar nga Londra dhe Brukseli.

Shifrat e tjera publike që bëjnë thirrje për një “votim të popullit” përfshijnë ish-yllin e futbollit, Gary Lineker, i cili ka shpehur mbështetje të fuqishme për fushatën për të qëndruar në BE, kundërshtimin e tij ndaj Brexit-it dhe mënyrën se si qeveria po i trajton negociatat.

Në fillim të këtij muaji, kryeministrja britanike, Theresa May, zyrtarizoi planin e saj të Brexit-it, që do të shihte Britaninë të ndiqte një “libër të përbashkët rregullash” me BE-në mbi tregtinë, duke i dhënë fund lirisë së lëvizjes punës.

Plani i kryeministres May është ndeshur me kritika të ashpra, me ministrat e lartë që japin dorëheqje nga kabineti i saj dhe BE duke e quajtur të papërshtatshëm.