Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj njoftoi se policia ka arritur të vërë në pranga autorët e sulmit me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.
Ministri Xhafaj e bëri njoftimin teksa ishte i ftuar në emisionin “Përballë”.
“Sapo u njoftova që policia ka arrestuar autorët e sulmit të trajnerit të ekipit të Vllaznisë, Ernest Gjoka”, tha Xhafaj.
Ngjarja ndodhi javën e kaluar, kur një person i armatosur me një thikë tentoi të godiste teknikun e skuadrës shkodrane, por Gjoka u shmang duke evituar agresionin që mund të rezultonte fatal për jetën e tij.