Milan-Inter bien dakort për stadiumin e ri

Të dy ekipet paraqesin deri në fund të muajit aplikimin zyrtar për ndërtimine stadiumit të ri që do kushtojë 700 milionë Euro...

Milan dhe Inter janë gati të bëjnë hapin vendimtar në çështjen e stadiumit të ri. Pas disa muajsh thashetheme, të dy ekipet do të paraqesin kërkesën zyrtare për ndërtimin e një stadiumi të ri në Bashkinë e Milanos.

Hipoteza e ristrukturimit të stadiumit “Giuseppe Meazza” është lënë mënjanë duke i dhënë rrugë një projekti 700 milion euro për një impiant që, sipas objektivave, duhet të jetë gati për sezonin e 2022/23.

Pavarësisht nga protestat e romantikëve të futbollit në lidhje me prishjen e “San Siro”, dy ekipet e Milanos në kërkim të së ardhmes po ndjekin rrugën e tyre dhe – siç raportohet nga La Republica – deri në fund të këtij muaji duhet të arrijë një hap zyrtar për impiantin e ri.

Milan dhe Inter janë duke punuar së bashku për të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për t’ia paraqitur Bashkisë, projektin e stadiumit dhe zhvillimin urban të zonës së përfshirë, në mënyrë që të jetë në gjendje për të marrë dritën e gjelbër deri në fund të kampionatit të ardhshëm.

Kostoja totale është rreth 700 milionë euro për një stadium që do të jetë gati në tre vjet, sipas llogaritjeve, do jetë gati për sezonin 2022/23.

Nëse gjithçka shkon mirë, impianti i ri do të ndërtohet pjesërisht nën nivelin e rrugës dhe do të ndërtohet pranë “Giuseppe Meazza”, ku parkingu është pranë daljes së metrosë. Zona që do të prishet nga “San Siro” do të duhet të riorganizohet në një mënyrë alternative.