Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu tha se nuk janë të detyruar t’i zbatojnë sanksionet e SHBA-ve, Britanisë së Madhe ose shteteve tjera ndaj Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, i cili gjendet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, pas takimit me homologun Elmar Memmedyarov, zhvilluan një pres konferencë të përbashkët.
Ai theksoi se Turqia është kundër sanksioneve të SHBA-ve ndaj Iranit. “Ashtu siç të gjitha vendet edhe ne mund t’i zbatojmë sanksionet e Kombeve të Bashkuara (OKB) por nuk jemi të detyruar të zbatojmë sanksionet e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, ose të ndonjë shteti tjetër, BE-së ndaj një shteti tjetër”, u shpreh Çavuşoğlu.
“Nuk gjejmë të arsyeshëm sanksionet. Ky është një qëndrim parimor. Nuk është i lidhur me ndonjë kusht”, tha kryediplomati turk duke rikujtuar se Turqia edhe më parë nuk ka marrë pjesë në sanksionet e BE-së drejt Rusisë.
Ai tha se Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin parimor të saj edhe nëse SHBA-të ia japin kreun e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, Turqisë. “SHBA-të janë të detyruar që FETO-n të na japë neve. Ne jemi aleatë dhe FETO është kreu i një organizate terroriste, gjithashtu ka bërë tentativë për grusht shteti në Turqi”, tha ai.
Çavuşoğlu potencoi se i treguan këtë qëndrim të tyre edhe delegacionit amerikan që kishte vizituar Turqinë më 20 korrik, në lidhje me sanksionet ndaj Iranit.