Madrid, e djathta ekstreme proteston kundër qeverisë

Asnjëra nga partitë më të mëdha politike nuk ishte pjesë e protestës në fjalë

Mijëra spanjollë janë mbledhur në Madrid në protestën e thirrur nga organizatat e ekstremit të djathtë kundër qeverisë të udhëhequr nga socialistët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit u mblodhën të shtunën para Parlamentit të Spanjës, ndërsa krahas atyre që mbanin flamurin aktual, kishte edhe të tillë që mbanin flamurin spanjoll nga periudha e diktatorit Francisco Franco.

Masa e tubuar brohoriste ne parulla kundër kryeministrit Pedro Sanchez, duke e quajtur atë “separatist”, nga shkaku i gatishmërisë së tij për t’u takuar me udhëheqësit që luftojnë për pavarësinë e Katalonjës.

Asnjëra nga partitë më të mëdha politike nuk ishte pjesë e protestës në fjalë.

Kryeministri Sanchez, mori pushtetin në fillim të këtij viti, pasi kryeministri Mariano Rajoy humbi votëbesimin në Parlament të cilit i parapriu një skandal korrupsioni, në të cilën ishte i përfshirë ai dhe partia e tij konservatore.

Separatistët katalanas, deputetë në Parlamentin spanjoll, me votat e tyre kontribuan për shkarkimin e ish kryeministrit Rajoy.