Banorët e fshatit Rreth Tapi të Njësisë Administrative Perondi në Kuçovë do të shpëtojnë nga përmbytjet e tokave sa herë që lumi Osum dilte nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Përmes një fondi të akorduar nga buxheti i shtetit në këtë fshat kanë nisur punimet për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse në dy krahët e lumit. Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot në fshatin Rreth Tapi të Kuçovës punimet për për mbrojtjen lumore, si dhe punimet e kanalit vaditës në fshatin Mbrakull.
Kryeministri Rama në takimin që ka bërë me banorët e këtyre zonave në përmbytjen e fundit ka premtuar mbrojtjen lumore, e cila tashmë është realitet, pasi kanë nisur punimet në një segment 300 metra linear, që do të përfundojnë më 60 ditë, duke mbrojtur tokat dhe shtëpitë e banorëve nga përmbytja.
“Zotim i dhënë zotim i mbajtur, tanimë edhe në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, shtrihet mbrojtja lumore që i jep fund historisë së gjatë të përmbytjeve; Falë kanalit të ri vaditës pas 30 vitesh djerrë, për herë të parë tokat e fermerëve në Mbrakull të Poliçanit janë mbjellë me grurë, misër dhe perime të ndryshme të stinës”, shprehet deputetja e PS-së Ermonela Felaj.
Në vijim, Felaj u shpreh se “kjo është mbrojtja lumare, që ka disa vite që vuan përmbytjen nga lumi dhe mund të themi se në qoftë se bëmë më parë mbrojtjen lumore në Urën Vajgurore duke shpëtuar gjithë ato shtëpi atje që mbyteshin çdo vit, tani i ka ardhur radha të shpëtojmë gjithë tokat dhe serat e banorëve. Është një premtim i mbajtur në një kohë të shkurtë. Sepse njerëzit e kujtojnë kur ju ishit në përmbytjen e fundit dhe ua premtove”, tha ajo
Punim mbaron për 60 ditë dhe zgjidhet problemi. Vija mbrojtje gjatësore është 300 metra linear dhe përfundimisht kjo zonë zgjidh problemin.
Me tej Kryeministri ka vizituar punimet e kanalit vaditës në fshatin Mbrakull.
Pas 30 vitesh djerrë, për herë të parë tokat e fermerëve në Mbrakull të Poliçanit janë mbjellë me grurë, misër dhe perime të ndryshme të stinës. 230 familjet fermere të kësaj zone kanë sot kanalin vaditës të munguar prej 3 dekadash, falë një fondi prej afro 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Nëpërmjet realizimit të këtij investimi është bërë e mundur ujitja e rreth 100 ha tokë bujqësore të fshatit Mbrakull nga lumi Osum.
Vetë banorët e konsiderojnë një investim që iu ka ndryshuar jetën e perspektivën e punëve të fshatit.
“Një investim i munguar prej 30 vjetësh. Të gjitha këto fusha, të gjithë këto toka deri dje ishin të thata. Sot është bërë e mundur që të marrin shërbim rreth 230 fermerë. 30 vjet kjo tokë që shihni sot të gjelbëruar ka qenë e thatë. Kjo ka bërë edhe që të gjithë familjet e fshatit Mbrakull të merrnin rrugët e kurbetit,” shprehet kryetari i Bashkisë Poliçan,Adratik Zotkaj, shkruan ATSH.
Ata që deri dje i largoheshin fshatit tani po rikthehen për të ndërtuar jetën e tyre, e cila është pashmangshmërisht e lidhur me tokën. Këtë e pohon edhe një emigrant i cili prej 26 vitesh punonte e jetonte në Greqi, ndërsa tani ka menduar të kthehet në vendlindje. “Kur shikojmë këto investime që janë bërë, kanalet, na ka bërë që një ditë të kthehemi dhe prandaj po bëj dhe shtëpinë,” shprehet ai.
Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj, tha gjithashtu se në Mbrakull po investohet edhe tek qendra e fshatit, falë Programit të Rilindjes Rurale, që pason atë të Rilindjes Urbane.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/328767454664597/