Kërkojnë rikthimin në detyrë, Lulo, Hoxha dhe Trezhnjeva, 5 gjyqtarë e prokurorë në Apel

Ndërsa prej dy javësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon nga 3 apo 4 seanca në javë me gjyqtarët e prokurorët,  të njëjtin rritje të aktivitetit ka shënuar edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. 

Ndërsa prej dy javësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon nga 3 apo 4 seanca në javë me gjyqtarët e prokurorët,  të njëjtin rritje të aktivitetit ka shënuar edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Për muajin korrik,  këtij komisioni i është dashur të shqyrtojë ankimimet apo pretendimet e 5 subjekteve të rivlerësimit, të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimeve për shkarkimin nga detyra.

Më datë 10 korrik Kolegji ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik për ndërprerjen e Vetting-ut për Prokurorin Sulejman Tola. Një ditë më pas Kolegji ka regjistruar kërkesën e gjyqtarit Fatmir Lulo, i cili kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkim dhe rikthimin në detyrë.

Më datë 16 korrik,  Kolegji i Apelimit do të vendosë mbi përfshirjen apo jo në Vetting të Gjyqtares Mirela Fana, e cila ka paraqitur dorëheqjen. Më datë 17 korrik Kolegji do të shqyrtojë kërkesën e  Gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo për rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Apelimit.  Më datë 26 korrik, Apeli do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarit të Durrësit Beshim Trezhnjeva, i cili kërkon gjithashtu rikthimin në detyrë.

https://youtu.be/u8Wh_eYjLoA

Burimi:Scan