Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit ka përshëndetur vendimin e Washingtonit për të zhbllokuar ndihmën ushtarake për Kajron, e cila u pezullua vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dje, Departmenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Egjiptit i kishte lëshuar 195 milionë dollarë ndihmë ushtarake, pas pezullimi të ndarjes së ndihmës vitin e kaluar për shkak të shqetësimeve mbi të drejtat e njeriut në vend.
Duke folur mbrëmë në kanalin televiziv MBC, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ahmed Abu Zeid, përshëndeti lëvizjen duke përshkruar ndihmën ushtarake vjetore të SHBA-ve për Egjiptin si një shtyllë të “marrëdhënieve strategjike” të Kajros me Washingtonin.
Një zyrtar amerikan, i cili preferoi të mbetet anonim tha për AA se përderisa Washingtoni ende ka shqetësime lidhur me vërejtjet mbi të drejtat e njeriut në Egjipt, Kajro kohën e fundit ka marrë hapa për të përmirësuar ato.
Fondet u pezulluan fillimisht në muajin gusht të vitit të kaluar nga Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Rex Tillerson.