Japonia vitin e kaluar ka regjistruar rritjen më të madhe të konsumit të energjisë bërthamore prej 64,9 për qind, theksohet në raporton e BP-së të pasqyrës statistikore të raportit për energjinë botërore në vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendet e Lindjes së Largët kanë shpenzuar 29,1 terawatt orë (TWh) të energjisë bërthamore në vitin 2017, duke shpenzuar 1,1 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë bërthamore në botë, sipas raportit.
Shumica e vendeve të botës ka shënuar një rritje të shpenzimit vjetor të energjisë bërthamore prej 1,1 për qind. Konsumi global i energjisë bërthamore në vitin e kaluar ishte 2.635,6 TWh.
Japonia mbylli 48 centralet e saj bërthamore pas tërmeteve të fuqishme në lindje të Japonisë dhe cunamit në mars të vitit 2011, i cili shkatërroi 4 reaktorë në Fokushima.
Që atëherë Japonia reformoi rregullat e saj të sigurisë për të krijuar një trup të ri regullativ për sigurimin e reaktorëve me rregulla të reja të sigurisë të cilat janë në përputhje me atë që u zbulua pas katastrofës të vitit 2011.
Pakistani dhe Holanda u gjetën në listën e BP-së pas Japonisë të cilat radhiten si shpenzuesja e dytë dhe e tretë më e madhe vjetore e energjisë bërthamore në botë për vitin 2017, me 39, 5 për qind dhe 35,2 për qind.
Nga ana tjetër rënie më të madhe sipas listës së BP-së ka regjistruar Tajvani, ku shpenzimi i energjisë bërthamore është ulur për 28,9 për qind në krahasim me vitin 2016.
Argjentina radhitet si e dyta me uljen më të madhe të konsumit vjetor të energjisë bërthamore me 25,3 për qind, ndërkaq Zvicra radhitet e treta me një rënie prej 11,2 për qind.
Sipas raportit të fundit të BP-së, SHBA është shpallur si shpenzuesja më e madhe e energjisë bërthamore në botë ku shpenzimi i saj arrin në 32,1 për qind të shpenzimit botëror, me 874,3 TWh.
Franca radhitet e dyta me 394,4 TWh, e ndjekur nga Kina me shpenzim vjetor të energjisë bërthamore prej 284,3 TWh.