Ibrahimoviç i thotë “Po” klubit të ri, më 30 Dhjetor fillon stërvitjen me Milanin

Nuk ka më dyshime, Zlatan Ibrahimovic po kthehet te Milan. Sulmuesi ka pranuar ofertën e Maldinit dhe Boban dhe në orët në vijim do të mbyllen dhe detajet ekonomike me Mino Raiolën.

Menjëherë pas firmës, suedezi do të jetë në dispozicion të Piolit dhe më 30 dhjetor nis stërvitjen në Milanello. Me pak fjalë, dhurata e Krishtlindjeve për Milan mbërriti dhe pse një ditë me vonesë, shkruan A2News.

Sipas burimeve kontrata e gjigantit të sulmit do të jetë 6 muaj me të drejtë rinovimi dhe një vit tjetër, bazuar në golat që do të shënojë. Ibrahimoviç, tashmë në moshën 38 vjeçare ka 6 muaj kohë për të treguar se është në gjendje të bëjë ndryshimin në Serie A.

Lojtari do të përfitojë 3 milionë euro deri në qershor dhe 6 milionë të tjera në rast rinovimi të kontratës.