Hulusi Akar me një mesazh lamtumirës falënderon TSK-në

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar falënderoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK)

– Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar me një mesazh lamtumirës sot falënderoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), ku shërbeu si oficer dhe së fundmi si Shef i Shtamadhorisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me fat dhe krenari për përmbushjen e detyrave ushtarake, njëkohësisht ndjehem i pikëlluar për ndarjen nga kjo uniformë e nderuar”, ka thënë Akar duke shtuar se jetën e tij ushtarake e kishte filluar në vitin 1972.