Heqja e qeseve plastike nga mjedisit po pritet mjaft mirë nga qytetarët, të cilët e vlerësojnë si pozitive nismën e qeverisë për heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike, të vlerësuar nga Organizata Botërore e Mjedisit si një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit.
Qytetarët e pyetur nga ATSH shprehen pozitivë për këtë nisëm. Dikush thotë se duhet të zhduken fare nga qarkullimi. Dikush tjetër vlerëson se mbetja e tyre stok është e rrezikshme. Kemi nga ata që thonë se kjo qese plastike duhet zëvendësuar me material tjetër.
Zv/Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, gjatë një interviste për ATSH-në u shpreh se: “Inspektorati i Mjedisit po merret me kontrollet për përdorimin e qeseve plastike. Madje po punohet dhe përtej orareve, pasi se jemi dhe në fazën e sezonit turistik. Kemi nevojë dhe për ndihmën e qytetarëve dhe ndërgjegjësimin e tyre, duke e shndërruar në kulturë e praktikë mos përdorimin e qeseve plastike, duke ndryshuar mënyra e të bërit Pazar”, – tha Çeku.
“Këto janë probleme që kanë dekada pa u trajtuar dhe sado të dhimbshme të jenë, ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund”, – vijoi zv/ministri Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku.
https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1361313020669666/