Gjermania mposht Holandën, Bardhi shpëton Maqedoninë, Polonia dhe Belgjika OK

Euro 2020: Gjermania ndëshkon në fund Holandën dhe fiton klasiken e Europës. Belgjika luan vetëm 18', Polonia feston me Lewa-Glik, Bardhi shpëton Maqedoninë...

Gjermania arriti të hakmerret ndaj Holandës për humbjen në Ligën e Kombeve, pasi ia doli të triumfojë në “Johan Cruiff Arena” të Amsterdamit, me rezultatin 2-3.

“Pancerat” e Joakim Low interpretuan në mënyrë perfekte takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e 15’ me anë të Leroy Sane, ndërsa në të 34-ën ishte talenti i Bayernit, Gnabry që dyfishoi me një gol të bukur nga distanca.

Reagimi i holandezëve ishte në lartësinë e duhur dhe pas disa ndërhyrjeve shpëtimtare të Nojer në pjesën e parë, shënuan dy herë në 45-minutëshin e dytë, me de Ligt dhe Depay, duke rikthyer baraspeshën.

Goli vendimtar i sfidës erdhi vetëm në minutën e fundit të takimit, kur Schulz shfrytëzoi një asist të Reus, për t’u dhënë fitoren gjermanëve të Joakim Low.

https://streamable.com/xixal

Kjo ishte ndeshja e parë në grup për Gjermaninë, që starton këtë edicion në mënyrën e duhur, ndërsa Holanda renditet gjithashtu në kuotën e 3 pikëve, pasi fitoi ndeshjen e parë me Bjellorusinë.

Në ndeshjen tjetër të GrupitC, Irlanda e Veriut ka fituar 2-1 ndaj Bjellorusisë duke marrë kryesimin e grupit.

https://streamable.com/awf4c

Belgjika ka marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje të luajtur në Grupin I të fazës kualifikuese për Euro 2020. Belgët kanë mundur 2-0 në transfertë skuadrën e Qipros dhe tani kryesojnë grupin me një avantazh prej tri pikësh.

10 minuta i kanë mjaftuar “Djajve të Kuq” të zhbllokojnë ndeshjen me Eden Hazard para se Michy Batshuayi të dyfishonte për miqtë në minutën e 18-të. Pjesa e dytë nuk ka dhuruar emocione, me Belgjikën që është mjaftuar të menaxhojë avantazhin.

https://streamable.com/48nqc

Fitore edhe për Poloninë, që ka mundur 2-0 Letoninë në Grupin G. Ndeshja e luajtur në Varshavë është hapur nga Lewandowski në minutën e 76-të dhe është mbyllur nga Glik në të 84-ën.

Polakët tani kryesojnë grupin me gjashtë pikë, dy më shumë se ndjekësit më të afërt, Izraeli dhe Maqedonia e Veriut, me këta të fundit që kanë shmangur humbjen në fushën e Sllovenisë falë një goli të Enis Bardhi-t.

https://streamable.com/9eclg

Takimi i luajtur në Lubjanë është mbyllur 1-1.

https://streamable.com/9eclg