Gattuso qëndron te Milani, të paktën për momentin

Humbja në Torino ka pasur një ndikim të madh negativ në klasifikimin e Milanit, i cili me barazimin apo fitoren e Atalantës mund të përfundojë në vend të shtatë të Serie A.

Humbja në Torino ka pasur një ndikim të madh negativ në klasifikimin e Milanit, i cili me barazimin apo fitoren e Atalantës mund të përfundojë në vend të shtatë të Serie A.

Një pozicion i vështirë ky, që komplikon situatën dhe objektivin e tyre për të mbyllur sezonin në zonën e renditjes që të kualifikon në Champions League.

Ajo ndaj Torinos ishte një paraqitje jo e mirë për kuqezinjtë, të cilët pak ditë më parë u eliminuan edhe nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, rezultate që vënë në dyshim vazhdimësinë e trajnerit Gennaro Gattuso.

Ndërkohë, presidenti i Milanit Paolo Scaroni, në një deklaratë për mediet italiane theksoi:

“E pashë ndeshjen e djeshme dhe nuk jam i kënaqur. Skuadra ka disa kohë që po luan jo mirë. Sa i përket trajnerit unë nuk flas, sepse kemi një drejtor teknik. Por mund të theksoj se në projektin tonë, ne nuk e synonim zonën Champions këtë vit. Duke qenë se jemi afër do të ishte një surprizë e bukur. Në këto momente u zhgënjyem, sepse ishim aty”.

Duket se drejtuesit e Milanit, për momentin kanë mbështetur sërish trajnerin Gattuso deri në fund të sezonit,raporton Top Channel.