Forcat ajrore turke sulme ndaj PPK-së

 Forcat ajrore turke kanë kryer sulme të reja mbi strehimore të terroristëve të PKK-së në juglindje të Turqisë dhe në skaj të veriut të Irakut.

Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë njoftoi se së paku shtatë terroristë të armatosur janë neutralizuar në sulmet e kryera në provincën kufitare Sirnak.

Bëhet fjalë për operacionin antiterrorist në rajonin shkëmbor dhe të paarritshëm Bestler-Dereler në të cilin gjatë disa ditëve të fundit u neutralizuan së paku 21 terroristë.

Në njoftimin po ashtu theksohet se avionët turq mbrëmë qëlluan edhe strehimore të sapozbuluara të PKK-së në rajonin verior irakian Hakurk, ku në këto sulme u neutralizuan së paku dy terroristë, “Anadolu Agency”.

PKK-ja është organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre dekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 persona.

Malet Kandil, Gara, Metina, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap janë vendosur në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë e njohur si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.

Forcat turke tashmë tre vite zbatojnë një luftë të gjerë kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë, si dhe në veri të Irakut dhe Sirisë.