Erdoğan: Yildirim bëri përpjekje të mëdha për zhvillimin dhe përparimin e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot deklaroi se kryetari i Parlamentit të Turqisë, ish kryeministër i vendit, Binali Yildirim, ka bërë përpjekje të mëdha për zhvillimin dhe përparimin e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kryeministri i fundit i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë ushtrimit të detyrave të ndryshme në Qeverinë e partisë AK, ka bërë përpjekje të mëdha për zhvillimin dhe përparimin e popullit tonë”, tha presidenti i Turqisë, Erdoğan.