Erdoğan: Nuk do ta harrojmë, e as nuk do të lejojmë të harrohet 15 Korriku

"Nuk do të ndalojmë së luftuari kundër FETO-s. Do t'i zbulojmë dhe do t'i shkatërrojmë të gjitha celulat dhe poret ku ata kanë deportuar", ka thënë Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se organizata terroriste FETO, ashtu si PKK dhe DEASH, si dhe organizata të tjera të ngjashme duan të rrezikojnë unitetin dhe të ardhmen e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e përvjetorit të dytë të përpjekjes së dështuar për grusht shteti të orkestruar nga organziata terroriste FETO në Turqi, presidenti Erdoğan sot në një drekë u takua me familjet e dëshmorëve dhe porositi se Turqia dhe populli i saj nuk do ta harrojnë dhe as nuk do të lejojnë që të harrohet 15 Korriku.

“Nuk do të ndalojmë së luftuari kundër FETO-s. Do t’i zbulojmë dhe do t’i shkatërrojmë të gjitha celulat dhe poret ku ata kanë deportuar”, ka thënë Erdoğan duke shtuar se të gjithë dëshmorët dhe familjet e tyre i konsideron si vëllezërit e tij dhe se të gjitha problemet e tyre do t’i konsideron si të tijat.

Duke theksuar më tej se çdo fëmijë dhe i ri, i cili nuk e njeh fenë e tij, kombin dhe shtetin, është objektiv potencial i terrorizmit,  Erdoğan tha se Turqisë i nevojiten gjenerata të cilat me zemër dhe me shkollim do të hapërojnë drejt së ardhmes.

Ai gjithashtu tha se ka dhe nga ata që mundohen të nënvleftësojnë 15 Korrikun dhe tentimin për grusht shteti të vitit 2016 dhe shtoi se këta në zemër ushqejnë urrejtjen, arrogancën dhe hakmarrjen ndaj Turqisë dhe popullit të saj.

“Jemi të vendosur të mos lejojmë që në tryezë të bisedohen çështjet të cilat i kemi fituar me gjakun e dëshmorëve, guximin e të plagosurve dhe luftën e miliona njerëzve që qëndruan përballë tradhtarëve dhe puçistëve”, tha Erdoğan.

Ai paralajmëroi vazhdimin e luftës kundër të gjitha organizatave terroriste në Turqi dhe rajon dhe deklaroi se forcat turke të sigurisë nga fillimi i vitit në Turqi dhe në veri të Irakut kanë neutralizuar rreth 1.400 terroristë.

“Me zbatimin e sistemit të ri presidencial ua kemi marrë edhe një adut tjetër atyre që dëshironin të menaxhonin me Turqinë sipas tekeve të tyre dhe në bazë të bllokimit të institucioneve dhe mekanizmave vendimmarrëse”, përfundoi Erdoğan.

Në mbarë Turqinë dhe në shumë vende të botës sot me tubime dhe manifestime të ndryshme shënohet 2 vjetori i tentimit për grusht shteti të orkestruar nga organizata terroriste FETO, në të cilën ranë dëshmorë 251 persona dhe 2.200 të tjerë u plagosën.

Në Turqi kjo ditë shënohet si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.