Epoka e laptopëve me 128GB RAM po vjen

Duket se epokës së laptopëve me 16 GB RAM po i vjen fundi, të paktën kur ato të vihen në dispozicion në pajisjet standarde të konsumit

Gëzojeni  veten për laptopët me 128GB RAM, sepse së shpejti do të mund t’I keni në dispozicion. Sot, Lenovo njoftoi se ThinkPad P52, i cili, së bashku me atë sasi të madhe kujtese, gjithashtu përmban deri në 6TB hapësirë ​​ruajtëse, me një ekran 4K, 15.6 inç, një procesor Intel 8 hexacore dhe një kartë grafike Nvidia Quadro P3200.

ThinkPad gjithashtu përfshin dy portat Thunderbolt, HDMI 2.0, një mini DisplayPort, tre porta USB Lloji A, një fole për kufje dhe një portë Ethernet.

Kompania nuk ka njoftuar ende çmimet, por ka gjasa që të përpiqet të konkurrojë me laptopët e rinj të Dell  që përputhen me hapësirën e RAM prej 128GB.

Dell Precision 7530 dhe Precision 7730 gjithashtu kanë ekrane 4K dhe përputhshmërinë me kartat grafike Quadro dhe AMD Radeon WX.

Ata fillojnë nga çmimi prej 1.199 dollarë. Të dyja pajisjet duket se janë të aktivizuara përmes moduleve më të reja të memories të Samsung që i lejojnë marrësit e laptopëve të rrisin kapacitetin dhe shpejtësinë pa konsumuar të gjithë fuqinë.

Duket se epokës së  laptopëve me 16 GB RAM po i vjen fundi, të paktën kur ato të vihen në dispozicion në pajisjet standarde të konsumit. /PCWorld Albanian