Republika e Turqisë ka realizuar rritje ekonomike prej 7.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e Entit Turk për Statistika (Turk Stat) theksohet se produkti i brendshëm bruto turk (PBB) në tre muajt e parë të këtij viti dhe me çmimet aktuale arrin 792.7 miliardë lira (207.5 miliardë dollarë).
Një grup prej 19 ekspertëve ekonomikë të premten për AA theksuan se presin që ekonomia turke në tremujorin e parë të këtij viti të rritet për 6.9 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
PBB-ja e Turqisë vitin e kaluar arriti 3.1 trilionë lira (850.7 miliardë dollarë), ndërsa një vit më herët arriti 2.6 trilionë lira (860 miliardë dollarë).
Vitin e kaluar vlera mesatare e dollarit në raport me lirën ishte 3.64, ndërsa një vit më herët 3.03.
Në përputhje me planin afatmesëm, autoritetet turke planifikojnë të arrijnë një rritje ekonomike vjetore prej 5.5 për qind deri në vitin 2020.