Edi Paloka: Rama flet për realitet që ekziston vetëm në manualin e propagandës së tij

Pas konferencës së gjatë të kryeministrit me gazetarët, numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkroi në Facebook se Rama prej 5 vitesh drejton qeverinë më të inkriminuar dhe të korruptuar të 29 viteve të fundit, por shqiptarëve u flet për siguri dhe ndershmëri.

Pas konferencës së gjatë të kryeministrit me gazetarët, numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkroi në Facebook se Rama prej 5 vitesh drejton qeverinë më të inkriminuar dhe të korruptuar të 29 viteve të fundit, por shqiptarëve u flet për siguri dhe ndershmëri.

KOMENTI:

Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij.

Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri.

“Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme” Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge.

“Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise”  Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali.

“Kryetari me i mire i Bashkise ne histori” Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar.

“Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi” Ditmir Bushati mbahet mend  per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve.

“Ministrat me te suksesshem” Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave.

Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges.

350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore.

Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite.

Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq./TCh