Donald Trump: Rusia do të ndihmojë demokratët në zgjedhjet e nëntorit

Është e paqartë se në çfarë informacioni konkret, nëse ka, Trump e bazon spekulimin e tij

Presidenti Donald Trump pohoi sot se është “shumë i shqetësuar” se Rusia do të kërkojë të vendosë balanca në zgjedhjet afatmesme të këtij nëntori për të përfituar Partia Demokratike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duke marrë parasysh faktin se asnjë president nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se unë, ata do të ndihmojnë demokratët. Definitivisht nuk e duan Trumpin!”, shkroi presidenti Trump në profilin e tij në Twitter.

Është e paqartë se në çfarë informacioni konkret, nëse ka, Trump e bazon spekulimin e tij.

Trump ishte cak i kritikave se si kaloi në takimin me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki, Finlandë.