Dëmtohet memoriali turk në Tiranë, Policia e Shtetit e merr nën mbrojtje

Pasi persona të paidentifikuar e shkatërruan, memoriali turk është marrë nën ruajtje nga Policia e Shtetit.

Dy policë ruajnë memorialin e rrethuar dhe mbuluar me rrjet jeshile që pengon shikimin e tij, transmeton Ekspress.

Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Grushti i shtetit dështoi, ndërsa presidenti Erdogan bëri përgjegjës ish-mikun e tij, klerikun Fethulla Gylen, si autor të sulmit.