Freskia, cilësia dhe standardi i lartë i produkteve të certifikuara nga ente ndërkombëtare është modeli që duhet të ofrojnë bizneset në fushën e peshkimit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi sjell shembullin e flotës së peshkimit KORAL, e cila nisi si një biznes familjar në qytetin e Kavajës dhe sot përbëhet nga 9 anije.
“Një lider i sektorit të produkteve të detit në tregun kombëtar dhe atë europian – një shembull për bizneset në vend, duke i imponuar tregut kriteret më të rëndësishme që ky biznes duhet të përmbajë: freskinë, cilësinë dhe standardin e lartë të produkteve të certifikuara nga ente ndërkombëtare”, shprehet Peleshi.