
Paris Saint Germain ka fituar trofeun e parë nën drejtimin e trajnerit gjerman Tomas Tuchel, i cili mori drejtimin e skuadrës gjatë muajit qershor.

Ish futbollisti i Skënderbeut, Tefik Osmani, mes shumë ofertave dhe mundësive, ka gjetur më në fund skuadrën ku do të vijojë karrierën për sezonin 2018-2019.

Drejtori Sportiv i Lazios ka folur për të ardhmen e yllit të skuadrës, serbin Milinkovic.

Mesfushori kilian, Arturo Vidal u kthye këtë verë në një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton europiane, por mes shumë ofertave vendosi të vazhdojë karrierën te Barcelona. Skuadra katalanase hyri e fundit në garën për të firmosur me lojtarin nga Amerika Latine, por tregoi vendosmërinë më të madhe, duke arritur dhe akordin.

Daniel Ricciardo nuk do të drejtojë makinën Red Bull në Botërorin e Formula 1 të vitit të ardhshëm. Piloti australian vendosi të largohet nga skuderia austriake në fund të këtij sezoni, lajm që u zyrtarizua nga vetë drejtuesit e Red Bull të cilët më parë kishin marrë edhe pohimin e vetë Daniel Ricciardos.

Një Higuain krenar dhe i lumtur, kështu u paraqit numri 9 i ri i Milanit, në konferencën e parë si kuqezi.

Në Premier League është kohë rinovimesh. Pas Gabriel Jesus me Manchester United, i erdhi radha Pedro Rodriguez që të ndërmarrë këtë hap me skuadrën e Chelsea.

Në një intervistë të gjatë për Gazzetta Dello Sport, De Biasi tregon sesi Armando Duka nuk e lejoi të merrte drejtimin e Italisë, ndërsa Boniek e “mashtroi” në momentin e fundit. Për të, kombëtaret janë shndërruar në mallkim.

Higuain të mërkurën mbrëma arriti në Milan, ndërsa sot do të duhet të kalojë kontrollet mjekësore para nënshkrimit të kontratës. Para hotelit në të cilin qëndroi e pritën një numër i madh i tifozëve të klubit nga San Siro

Klubi spanjoll bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me Interin dhe tashmë është në fazë të kompletimit të dokumentacionit.