Argjentina, Messi “kërkon pushim”. Lamtumira përfundimtare?

Lionel Messi i ka thënë një “Jo” kombëtares argjentinase, të paktën për momentin. Njoftimi vjen nga Argjentina, aty ku e përditshmja “Clarin” citon burime nga Federata, për të shpjeguar vendimin e “pleshtit” për të mos iu përgjigjur thirrjeve të ardhshme për miqësoret, në program të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara kundër Guatemalës dhe Kolumbisë (7 dhe 11 shtator).