
Kampioni në fuqi i IPKO Superligës së Kosovës, Drita ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër.

Në limitin e merkatos, Miralem Pjaniç u bind për të mos braktisur kampionët e Italisë, pavarësisht ofertave joshëse jashtë Apenineve. Juventusi bëri një goditje të rëndësishme në merkato, duke mbajtur mesfushorin boshnjak, i kërkuar me ngulm prej muajsh nga Reali i Madridit.

Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo deklaroi se me prurjet e reja Castillejo dhe Laxalt, merkatoja e kuqezinjve është mbyllur.

Në ditën e fundit të merkatos që lejon futbolli italian, kampionët e Serie A u privuan nga një emër që do të mbetet në historinë e klubit bardhezi. Juventus njoftoi në mënyrë surprizë shkëputjen me konsensus të Claudio Marchisio.
Interi jo vetëm që nuk do të arrijë ta ketë pjesë të organikës mesfushorin kroat, Luka Modric, por duhet të përballet edhe me pasojat e kontakteve të me lojtarin pa lajmëruar Realin e Madridit.

Kukësi ishte shumë pranë kualifikimit, por vetëm fati nuk ishte me verilindorët, të cilët mundën në “Elbasan Arena” 2-0 Tropedon në kuadër të eliminatoreve të Europa Ligës.

Superliga shqiptare e futbollit do të çelë sot në mbrëmjen siparin e sezonit të ri.

Suksesi në Superkupën e Shqipërisë ishte nisja e duhur e sezonit, por për trajnerin Orges Shehi, kampionati është tjetër gjë. Skënderbeu përgatitet këtë të premte për premierën e Superiores, dhe do të ketë thuajse të njëjtin formacion me atë që triumfoi ndaj Laçit dhe që i dha trofeun.

Tragjedia me urën e shëmbur mbi qytetin e Xhenovas nuk do të ndërpresë kampionatin italian të futbollit, pavarësisht kërkesës së klubeve të qytetit, Genoa dhe Sampdoria.

PSG ka bërë zyrtare të enjten blerjen e të riut Thilo Kehrer, mbrojtës 21-vjeçar i kombëtares gjermane, i cili vjen nga Schalke 04 dhe ka nënshkruar me klubin francez për 5 sezonet e ardhshme.