Presidenti Ilir Meta viziton Komunën e Lungros

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri u takua me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.