Enkelejd Alibeaj: Pasuria që ndan me krimin e detyron Ramën të refuzojë vettingun e politikanëve

Partia Demokratike vijon me publikimin e dokumenteve që sipas tyre implikojnë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë përdorur “pushtetin politik për të marrë nën kontroll industrinë e bixhozit”. Sipas demokratit Alibeaj, prandaj ata refuzojnë vetingun e politikanëve.