
Qeveria e Zelandës së Re ka ndaluar shitjen e shtëpive për të huajt, duke thënë se neozelandezët janë të lodhur së qeni qeraxhinj në vendin e tyre.

Rojet gjermanë të plazhit kanë lëshuar një paralajmërim, pasi sipas tyre një numër në rritje fëmijësh janë mbytur këtë verë, e kjo për shkak të fiksimit të prindërve të tyre me telefonat celularë.

Reduktimi i numrit të lindjeve nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por i përket botës perëndimore, thotë sociologu Gëzim Tushi. Ai tregon se shqiptarët kanë vite që bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, e pikërisht ky trend është ajo që e shqetëson.

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bënë të mundur arrestimin e shtetasit Almir Sehitaj, si shkaktar i zjarrit të rënë një ditë më parë në zonën e Sharrës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet në Facebook për viktimat shqiptare të tragjedisë së Genova.

"Turqia nuk është në favor të luftës ekonomike, por është e paimagjinueshme që ajo të ngelet e heshtur kur sulmohet", tha zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Turqisë Ibrahim Kalın

Ambasadori Mercan tha se Japonisë i është shpjeguar ndjeshmëria e Turqisë ndaj FETO-s, por se nuk ka ndonjë përparim në nivelin e dëshiruar

"Kemi dyfishuar tarifat për 22 produkte të importuara nga SHBA", tha ministrja turke e Tregtisë Ruhsar Pekcan

Këto ditë të nxehta gushti, Parku i Liqenit Artificial është shndërruar në një kamp të madh veror për fëmijët, të cilët marrin pjesë çdo ditë në aktivitete të ndryshme sportive, edukative dhe kulturore.

Kampionati italian “Serie A” ka nisur të ndiejë efektin Cristiano Roanldo, duke bërë gjithashtu një hap më tej përpara drejt rikthimit mes më të ndjekurve e më të lakmuarve, për futbolldashësit dhe futbollistët.