Kompanitë e huaja në Shqipëri nuk i përdorin paratë që fitojnë këtu për të zgjeruar më tej aktivitetin, por i transferojnë ato menjëherë në vendet e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet në Qendrën Shëndetësore Nr. 10 në Tiranë, ku theksoi se “deri në fund të këtij viti do të përfundojë rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite”.

Në qytetin e Vlorës vazhdon puna për rikualifikimin e bulevardit “Ismail Qemali”, i cili do të ketë një pamje moderne, ku do të dominojë gjelbërimi dhe mjediset shlodhëse dhe argëtuese.

Prodhimi i energjisë elektrike, gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, është dyfishuar, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Ndryshimet në ligjin e TVSH-së sjellin lehtësi fiskale në sektorin e turizmit.

Shqipërinë e zgjodhën si destinacion pushimesh 20 mijë polakë më shumë se një vit më parë. Për numrin e rritjes polaket janë në vendin e parë me 78 mijë. Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë të huaj. Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.

Pas rreth 60 vitesh ndriçimi të shtëpive dhe rrugëve me llampa halogjene, këto të fundit do të ndalohen në të gjithë evropën nga 1 shtatori.

Kavaja ka regjistruar një nga sezonet më të suksesshme turistike këtë verë. Sipas zyrtarëve vendorë, hotelet e shumta përgjatë 21.5 km bregdet kanë hapur dyert për mijëra turistë të huaj që kanë zgjedhur plazhet e bregdetit të Kavajës që shtrihen nga Përroi i Agait deri te Plazhi i Gjeneralit.

Zyra Federale e Statistikave në Gjermani raportoi se të gjithë sektorët e ekonomisë gjermane, u rritën në tremujorin e dytë të vitit 2018, pavarësisht fërkimeve tregtare ndërkombëtare.

28% e shqiptarëve, janë përgjigjur se ka gjasa se mund të humbasin venin e tyre të punës në gjashtë muajt e ardhshëm.