Botërori 2018 ndikoi në rritjen e ekonomisë së Rusisë

Botërori i futbollit i këtij viti ndihmoi në rritjen e ekonomisë ruse. Vendi siguroi përfitime prej më shumë se 14 miliardë dollarësh nga turneu më i rëndësishëm futbollistik, shifër kjo që është sa 1 për qind e prodhimit të brendshëm bruto.