Britani, vandalizohet me parulla islamofobike ndërtesa pranë xhamisë

"Ndiej neveri që dëgjoj se parulla islamofobike janë vizatuar pranë Qendrës Islame në North Brixton", shkroi në Twitter kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan

meton Anadolu Agency (AA).

Policia inspektoi ndërtesën pranë Qendrës Kulturore Islame në North Brixton pas raporteve për “parulla antislamike” në muret e një ndërtese.

“Ndiej neveri që dëgjoj se parulla islamofobike janë vizatuar pranë Qendrës Islame në North Brixton”, shkroi në Twitter kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan.

Ai tha se Policia Metropolitane po punon me Këshillin në Lambeth për t’i hequr ato.

“Kriminelët do të përballen me forcën e plotë të ligjit”, ka shtuar Khan.

Ndërkaq, Miqdaad Versi nga Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) tha se ishte “shqetësuese të dëgjohet për këtë incident racist”.

Incidentet islamofobike janë rritur në mënyrë të konsiderueshme pas sulmeve terroriste në Londër dhe Manchester në vitin 2017, ndërsa si shkaktarë janë përmendur një numër faktorësh, si Brexit-i dhe rritja e grupeve të ekstremit të djathtë që përhapin keqinterpretime për emigracionin dhe besimin.

Çështja në fjalë ishte temë e ashpër debati para zgjedhjeve, pasi MCB si organi më i madh musliman i Britanisë, shumë herë i kërkoi udhëheqjes së Partisë Konservatore që të merrej me çështjen e Islamofobisë brenda partisë dhe të hetonte konservatorët të akuzuar për të.

Komente islamofobike nga anëtarët e partisë dhe këshilltarët e saj u gjetën në internet, ku disa bënin thirrje për bombardimin e xhamive dhe disa të tjerë kishin shkruar komente raciste për Khan dhe sekretarin e brendshëm Sajid Javid.

Kryeministri britanik Boris Johnson kishte premtuar një hetim për çdo krim të urrejtjes dhe incidentet raciste në partinë e tij përpara zgjedhjeve të 12 dhjetorit, kur ai shënoi një fitore dërrmuese dhe siguroi shumicën në Dhomën e Ulët.

Johnson më herët është akuzuar për Islamofobi kur ai krahasoi gratë me rroba islame me “hajdutët e bankave dhe kutitë prej letre”.

Komentet e tij shkaktuan një reagime mbarëkombëtare, por një hetim i brendshëm i Partisë Konservatore e pastroi atë nga akuzat.