Brazili nuk fal, mposht 2-0 Meksikën dhe kualifikohet në çerekfinalet e Botërorit, Rusi 2018-të, aty ku do të sfidojë fituesin e çiftit Belgjikë-Japoni.
Neymar dhe Firmino me golat e tyre vendosën një sfidë të dominuar nga Seleçao. Ishte një fitore e merituar për 5-herë kampionët e botës, me Brazilin që regjistroi fitoren e tretë radhazi pas sukseseve ndaj Kosta Rikës dhe Serbisë, diçka që nuk ndodhte që nga Botërori i vitit 2002 kur Seleçao shpallej kampione bote, një statistikë interesante kjo që të bën të mendosh se ky mund të jetë sërish viti i Brazilit.
Meksika tentoi në disa raste për t’i bërë keq skuadrës së Tites por edhe pse Danilon dhe Marcelon në formacionin titullar, brazilianët ishin të pakalueshëm në mbrojtje. Pjesa e parë nuk prodhoi gola edhe pse Neymar dhe Gabriel Jesus tentuan të mposhtnin Ochoan që ishte në një ditë shumë të mirë. Pjesa e dytë nisi me gol për skuadrën e Tites që zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të me Neymar i cili shfrytëzoi Ëillian. Meksika edhe pse luante me treshen Lozano-Vela, Chicarito përpara nuk kishte forcën e duhur për të barazuar shifrat dhe pas disa pritjeve fantastike të Ochoas si ajo ndaj Ëillian
Në minutën e 87 numri 10 u bë sërish protagonist, kur zbriti bukur në krah të majtë duke përfituar edhe nga hapsirat e lëna prej meksikanëve dhe dërgoi një top në qendër të zonës, që u shty në rrjetë pa probleme nga Roberto Firmino, i futur në lojë vetëm pak minuta më parë.
Para golit të dytë brazilian, Meksika provoi të gjente golin e barazimit, por pa ia arritur falë edhe paqartësisë në sulm dhe lodhjes fizike, që u vu re që në pjesën e parë. Në fakt, meksikanët e nisën fort ndeshjen, si për t’i treguar pesë herë kampionëve të botës që nuk do ta kishin të lehtë të dilnin fitimtarë nga kjo sfidë, por nuk qenë asnjëherë të rrezikshëm para portës së Alisson.
Pas një fillimi të mefshtë, Brazili filloi të fitonte metra të rëndësishëm dhe në minutën e 25-të Neymar pati edhe një rast të mirë pasi u fut në zonë, por gjuajtja e tij e gjeti të përgatitur Ochoan që i mohoi golin e avantazhit. Në të 33’ Gabriel Jesus provoi të bënte të njëjtën gjë duke vrapuar i vetëm për të lënë pas mbrojtësit kundërshtarë, por sërish Ochoa arriti të priste goditjen e tij.
Por në pejsën e dytë superioriteti i pesë herë kampionëve të botës u bë edhe më i dukshëm dhe falë golave të Neymar e Firminos, ata kalojnë në fazën e ardhshme të Botërorit, ndërsa Meksika duhet t’i thotë lamtumirë turneut.