Berisha kërkoi heqjen e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish rekursin e bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi, për heqjen e masës së sigurisë të “Arrestit në shtëpi”, ose zbutjen e saj.

Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Lartë, avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, me argumentin se kërkon të takohet me klientin e tij, për të përgatitur një mbrojtje efektive përpara gjykatave të brendshme të vendit dhe përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe t’i mundësohet takimi me mjekë në rast nevoje.

Pavarësisht kërkesave të parashtruara, Gjykata e Lartë, rrëzoi rekursin duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin.

Rekursi u rrëzua dhe për dhëndrrin e Berishës, Jamarbër Malltezi.