Bardhi mban Partizanin të parin, Skenderbeu i falet Bregut

Vlonjati Dejvi Bregu “vret” Flamurtarin, Skënderbeu rikthehet te fitorja. Bardhi i jep 3 pikët Partizanit...

Tre pikë të arta për Partizanin, ndaj një Laçi që rezistoi shumë. Gjithsesi mjaftoi një gol i Jurgen Bardhit dhe të kuqtë në fund fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. U panë në fushë dy ekipe që nuk donin të humbnin dhe me vështirësi gjenin hapësira për të shkuar në portat respektive.

Një pjesë e parë me duele dhe pa raste për gol. Rrjedhimisht edhe barazim. Kote mbetet në dhomat e zhveshjes dhe Mensah u aktivizua për Partizanin. Të kuqtë marrin më shumë përsipër dhe ndeshja mund të zgjidhej vetëm me goditje standarde.

Ashtu ndodhi. Trashi harkoi fort nga një goditje dënimi dhe Bardhi, i cili nuk shquhet për goditjet me kokë, në shtyllën e parë e harkoi topin dhe e dërgoi në rrjetë. Më parë u përplas në shtyllë dhe më pas kaloi vijën fatale.

Nga një goditje dënimi erdhi edhe rasti më i mirë për shënim i Laçit. Elvi Berisha u ndal nga Alban Hoxha dhe pak minuta më pas u ndëshkua me karton të kuq. Ndërhyrje krejtësisht e gabuar e të riut, që humb ndeshjen e radhës. Laçi nuk pati fuqi të reagonte dhe Partizani iu gëzua fitore. Me vuajtje, por nuk është se ka shumë rëndësi. Pikët u morën.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI-LAÇI 1-0
Shënues: 
Bardhi 62′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Kote (Mensah 46′), Asani (Hebaj 90′), Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro (Mersinaj 14′), Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi (Eller 54′), Najdenov, Berisha, Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Emigers Ganxhi, Denis Agaraj. Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Arianit Lulaj
Karton të verdhë: Trashi 53′ / Sefgjini 38′, Berisha 61′
Karton i kuq: Berisha 83′

EPISODET

88′ – Telushi ekzekuton një goditje dënimi, topi devijohet nga një prej lojtarëve miq dhe nuk mbërrihet nga Bardhi. Ky i fundit mund të shënonte golin e dytë.

83′ – Karton i kuq për Elvi Berishën, i cili godet me shkelm Ibrahimin e Partizanit

77′ – Alban Hoxha shpëton Partizanin pas një gjuajtje të Elvi Berishës pak metra larg kuadratit

62′ – Goditje dënimi për Partizanin, Trashi kroson fort dhe Bardhi me kokë e dërgon tppin në rrjetë.

57′ – Jasir Asani kërkon të befasojë përmes një goditje dënimi. I pasaktë sulmuesi anësor. 
54′
 – Nikola Eller aktivizohet për Laçin. Mesfushorit kroat futet në vend të Jonuzit
51′ 
– Lushkja ndalon në mënyrë të gabuar mesfushorin Esat Mala, gjyqtari Klajdi Kola kursehet dhe nuk akorodn karton të verdhë 
48′ – Emanuel Mensah rikuperon një top dhe përparon drejt portës, godet fort dhe topi shkon mbi kuadrat.
46′
 – Gega ka bërë lëvizjen e parë nga stoli, Mensah është aktivizuar në vend të Kotes. 
38′ 
– Selmani grushton një top, topi shkon te Trashi. Ky i fundit provon me një goditje të fortë, por e pasaktë gjuajtja e mbrojtësit të majtë
33′ – kros në zonën e kurbinasve, asnjë prej lojtarëve të Partizanit nuk e arrin dot.

14′ – Toro nuk ia del të qëndrojë në fushë dhe kërkon zëvendësim. Jon Mersinaj hidhet në fushë në vend të kilenit.

9′ – Trashi tenton të krosojë në zonën e Laçit, top shkon drejt e në shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Selmani

4′ – Xhixha provon nga një goditje nga një kënd i vështirë, portieri Alban Hoxha e kontrollon topin pa probleme.

Janë dashur 89 minuta, por Skënderbeu ia ka dalë. Pikërisht atëherë kur arbitri po përgatitej që të akordonte kohën shtesë, ka ardhur edhe rrjeta e vlonjatit Dejvi Bregu, që ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij, Flamurtarin. Një gol me peshë dhe 3 pikë tepër të rëndësishme, për të ndjekur Partizanin kryesues, që mundi Laçin.

Pas humbjes me kurbinasit, djemtë e Orges Shehit kthehen te suksesi, ndërsa Flamurtari i Ilir Dajës bie pas pesë ndeshjesh radhazi. Ka qenë një sfidë e bllokuar ajo në Korçë, ku sigurisht vendasit ishin më kërkues, sidomos me Bregun, më i miri për bardhekuqtë. Megjithatë, Flamurtari ka pretenduar për një 11-të metërsh, por sidomos pa ti anullohej një gol Bushiçit.

Ishte Batha goditi ai që goditi me kokë, por Teqja e ndali topin, duke e rikthyer në lojë. Sulmuesi Bushiç arriti që ta kontrollonte dhe të shënonte, por anësori sinjalizoi pozicion jashtë loje. Rast i diskutueshëm ky. Në pjesën e parë Dita dhe Bregu vunë në vështirësi Koliçin, ndërsa i vetmi rast për miqtë u shënua me Veliun, goditja e të cilit me kokë nuk ishte aspak e mirë.

Në pjesën e dytë, vendasit rritën presionin, por goli erdhi vetëm në fund, pikërisht nga ai, lojtari që po bën diferencën, Dejvi Bregu.

E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU 1–0 FLAMURTARI

Shënues: Bregu 89′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Grishpi (Hoxhaj 80′), Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Sambou, Lulaj, Fili, Guexh, Oto Xhon.
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Beqaj (Ribaj 59′), Useini, Batha, Mustafa (Pollozhani 82′), Musta (Kotobelli 72′), Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Hyseni, Deliaj, Ymeraj.
Kartonë të verdhë: Muzaka 22′, Aliti 46′, Demte 47’/ Siljanovski 56′
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Kreshnik Bajramaj
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

DIREKT
89
’ – Bregu merr një top nga Vangjeli, me vlonjatin që i shpëton mbrojtjes mike dhe nuk e ka të vështirë të shënojë.

83′ – Bushiç rreikon nga e djatha, teqja grushton me vështirësi, pasi topi u devijua nga Aliti. 
63
’ – Bregu shërben për Krasniqin, i cili brenda zonës së Flamurtarit rrëzohet dhe pretendon për një shtyrje nga Mustafa. Moment i diskutueshëm.

60’ – Mundësi mjaft e mirë për Skënderbeun, Muzaka godet mirë, por topi përplaset në trupin e një prej lojtarëve miq. As Gripshi nuk mundet që të gjejë kuadratin e portës.
51’ – Skemë mjaft interesante e korçarëve, bregu i harruar nga mbrojta mike në të majtë godet bukur fluturimthi, por Koliçi pozicional pret i sigurt.
35′ – Bregu tenton nga distanca, por sërish  Koliçi i thotë “jo”, me një devijim mjaft të vështirë.
34′ – Dita provon me një goditje të befasishme, por topi bllokohet, Muzaka më pas provon, por Koliçi me mjaft vështirësi grushton topin.
33’ – Alla gabon dhe Bregu rrëmben topin, por tentativa e vlonjatit të Skënderbeut ndalet nga “gardiani” i Flamurtarit.

20‘ –Franc Veliu godet mjaft mirë nga një goditje dënimi, por Teqja devijon me jo pak vështirësi në këndore topin.
4’  -Pas harkimit të Torasës, Batha godet me kokë, Teqja pret dhe e kthen topin në lojë, me Bushiç që e shtyn topi në rrjetë, por anësori Avdo sinjalizon një prekje të topit me dorë. Një rast mjaft i diskutueshëm.

3’ – Batha rikuperon një mesfushë dhe pason për Bushiç, i cili avancon deri në zonën e Teqes, por sulmuesi i Flamurtarit nuk arrin dot që ta kalojë “gardianin” vendas.