Austria merr kryesimin gjashtëmujor me BE-në

Gjatë kryesimit me BE-në, Austrinë e presin çështje të rënda si Brexiti, marrëdhëniet e Rusisë me BE-në, si dhe zhvillimet më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)

Në Schladming të Austrisë u mbajt të shtunën ceremonia zyrtare e pranimit të kryesimit gjashtëmujor me Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Austria të dielën do të filloj kryesimin gjashtëmujor me BE-në, ndërsa njëri nga prioritetet e vendit gjatë këtij kryesimi do të jenë migracioni dhe afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit morën pjesë kryeministrat e Austrisë dhe Bullgarisë, Sebastian Kurz dhe Boyko Borisov, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.