Ambasada e Republikës së Turqisë në Mal të Zi organizoi tubim me rastin e shënimit të dy vjetorit të puçit të dështuar në Turqi. Me këtë rast për të pranishmit u shfaq dokumentari i ngjarjeve të 15 korrikut dhe u hap një ekspozitë me fotografi nga tentativa e grusht shtetit.
Duke kujtuar 15 korrikun e vitit 2016 Ambasadori Galip nënvizoi se ajo çfarë ka ngjare atë ditë, nuk ishte grusht shtet i mirëfilltë. Në momentet e para vijoi ai, kur janë pare avionët luftarakë mbi Ankara dhe Stamboll kemi kuptuar se diçka e pabesueshme po ngjet.
Në orët ne vijim, ky përjetim i çuditshëm është sforcuar me të dhënat që kjo është diçka me shumë se tentative për një grusht-shtet dhe se shkaktarët e kësaj ndodhie janë pasardhësit e Fetullah Gulenit, i vetëshpallurit “Imamët Univezum”, raporton TRT.
Është e pamundur tha me tej Ambasadori që të gjinden fjalë të përshtatshme për te përshkruar brutalitetin dhe tradhtinë, që kanë treguar atë mbrëmje pjesëtarët e grusht-shtetit. Ambasadori Galip këtë e cilësoi si aktin terrorist me te përgjakshëm në historinë e Republikës së Turqisë.
Ata nënvizoi Ambasadori kanë shfrytëzuar armë vdekjeprurëse kundër civileve të pafajshëm te cilët kanë dalë në rrugë në mbrojtje të demokracisë së tyre dhe institucioneve. Duke iu drejtuar të pranishmeve, Ambasadori Serhat Galip më tej theksoi se puçistët kane vrarë ushtarakë të pafajshëm dhe komandantë të cilët kanë refuzuar që të jenë pjesëmarrës në këtë tentativë.
Puçistët nënvizoi me tej Shkëlqesia e tij, kanë bombarduar Kuvendin e Madh Nacional të Turqisë, Kryesine, ndërtesën e shërbimit nacional informativ dhe qendrën e njësisë speciale. Atë mbrëmje, janë vrarë 250 shtetas turq ndërsa mbi 2000 janë plagosur.
Sipas Ambasadorit të Turqisë në Podgorice, 15 korriku ka qenë provim i mbijetesës dhe forcës për shtetin dhe demokracinë turke. Jemi krenarë tha ai, që e kemi tejkaluar këtë provim. Forcat e armatosura dhe qytetarët që nuk kanë qenë pjesëtarë te forcave të policisë, si dhe media, të gjithë bashkë janë ngritur kundër puçistëve. Populli turk pavarësisht përkatësitë politike u ngrit dhe doli para tankeve dhe duke kërkuar të drejtat e tija demokratike ishte shembull i solidaritetit historik.
Ambasadori më tej veçoi se tashmë është më se e qartë që pas kësaj tentative gjakatare qëndron Fetullah Gylen dhe pasardhësit e tij. Dëshira e tyre ka qenë që të marrin kontrollin ndaj shtetit turk. Gylen prej vitesh i ka orientuar pasardhësit e tij që të infiltrohen në të gjitha organet përgjegjëse shtetërore, siç është policia, organet gjyqësore dhe forcat e armatosura. Te ashtuquajturit “Gylenistë” paraqesin shembull tipik te radikalizimit të kultit personal.
Nisur nga te gjitha këto, Qeveria turke edhe para 15 korrikut ka ndërmarrë masa kundër kësaj organizate terroriste dhe burimeve financiare te tyre. Me pas Ambasadori foli për masat konkrete që janë ndërmarrë ndaj pjesëtarëve të FETO-s duke nënvizuar që dhe Komisioni i Venecias, Komisioni i Këshillit të Evropës dhe institucione te tjerë, kanë vërtetuar atë që Turqia ka të drejtë dhe obligim që të ndërmarrë masa të nevojshme kundër atyre që janë të orientuar kundër shtetit dhe popullit.
Ne – tha Ambasadori – jemi të përkushtuar në forcimin e identitetit demokratik, sepse e dimë që kjo është mënyra e vetme e luftës kundër ç’do forme të terrorizmit dhe manifestimeve të tij.
Jemi të vendosur që nëpërmes demokracisë te luftojmë kundër armiqve të këtij lloji.
Ambasadori Galip me këtë rast i shprehu falënderime Qeverisë së Malit të Zi, liderëve të shumtë politikë dhe miqve për përkrahje dhe solidaritet me Turqinë menjëherë pas grusht shtetit të 15 korrikut. Në tubimin në Podgoricë morën pjese përfaqësuesit e institucioneve turke në Mal të Zi, korit diplomatik, deputetë si dhe anëtarë të Qeverisë së Malit të Zi .