Air Albania/ “Migjeni” nis fluturimet drejt Italisë

Avioni i dytë i flotës së Air Albania që mban emrin “Migjeni” nisi sot fluturimin drejt Italisë.

Avioni i dytë i flotës së Air Albania që mban emrin “Migjeni” nisi sot fluturimin drejt Italisë.

Kompania “Ai Albania” ofron 3 destinacione të reja për pasagjerët Romë, Milano dhe Bolonja.

Avioni Migjeni u nis drejt aeroportit të Fiumicino Romë, rreth orës 06:13. Ky avion është model “Boeing 737 800”, prodhim i vitit 2016.

Air Albania, e themeluar në maj të vitit të kaluar me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines.

Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill.

Avioni i parë i “Air Albania”, i cili ka marrë certifikimin pranë Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian, do të pasohet nga “Migjeni” drejt Italisë dhe “Lasgushi” drejt vendeve të tjera europiane.