Nga Korça, ku ishte për turin e llogaridhënies, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për Greqinë dhe Italinë, që sipas tij punuan 1 mijë herë më shumë se opozita për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ndërkohë çështjet e hipotekave dhe punësimi ishin nder shqetësimet kryesore të korçareve.
Kur të prish punë opozita. Është kryeministri shqiptar që e përshkuan veten në takimet me europianët si një prind që nuk ka ditur të edukojë fëmijën.
Për vendimin që kryeministri e konsideron hapje negociatash pa kushte dhe me një datë në vitin 2019, mirënjohja shkon veçanërisht ndaj Greqisë dhe Italisë.
“Ministri i Jashtëm i Greqisë kanë luftuar njësoj sikur të ishte aty Ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Ata punuan 1 mijë herë më shumë se opozita, madje ajo punoi kundër”, u shpreh Rama.
Këtë fundjavë dha llogari në Korçë për qeverisjen. E famshmja Fabula e tepsisë vazhdon edhe një vit pasi kryeministri Rama mori mandatin për të qeverisur i vetëm. Tepsia ka qenë infektuese -tha kryeministri, duke klasifikuar si ende më problematike çështjen e pronave.
“Ne bëmë gjithçka mundëm, e pamë nga afër sa sa shumë vlerësim pati për gjithçka kemi bërë dhe se sa e vështirë ishte që të gjitha vendet e BE të vendosnin bashkërisht për të caktuar datën e çeljes së negociatave, për arsye që nuk kanë të bëjnë me ecurinë e reformave të bëra nga ne, por lidhen me dinamikat e brendshme në disa vende të BE-së”, u shpreh Kryeministri.
Opozita, tha Rama, jo vetëm nuk ndihmoi në këtë proces por luftoi kundër Shqipërisë, ndërsa ministrat e Jashtëm të dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë kanë luftuar për dhënien e datës.
“Është e hatashme se si pasqyra e opozitës e përtheu edhe këtë kapitull kaq të rëndësishëm për Shqipërinë e shqiptarët, se si u përpoq t’u tregojë njerëzve formën e një gënjeshtre të madhe sikur të ishte një e vërtetë”, theksoi kryeministri.
Papaunësia është një tjetër problem. Për zgjidhjen e një rasti u angazhua kryeministri.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155924509176523/