Që prej 23 qershorit Biblioteka Kombëtare, institucioni më i madh në vend dedikuar librit, ka shpallur gjendjen e emergjencës.
“Erdha si zakonisht per te shfletuar, per te studiuar, pasi jam anëtar i Bibliotekës Kombëtare që nga viti ’99. Unë sot erdha për të shfletuar gazetat dhe për të parë çfarë ka ndodhur pasi dëgjova në lajmet e mëngjesit e thashë ta shoh vetë. Nqs do ishte e hapur, do shfletoja edhe shtypin e ditës”, shprehen disa qytetarë që frekuentojnë Bibliotekën Kombëtare për të lexuar.
Drejtuesja e Bibliotekës në një bisede telefonike per emisionin Wake Up ngriti zërin për një Bibliotekë të Re.
“Ka ardhur koha që Biblioteka Kombëtare të zhvendoset në një ndërtesë të re, të konceptuar në mënyrë moderne posaçërisht për një Bibliotekë Kombëtare”, u shpreh Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës, raporton “Top Channel”.
Asllani tha gjithashtu se demet ne libra nuk janë të konsiderueshme. “Nuk flasim dot per libra per të lagur, janë dëmtuar në 2-3 cm të tyre”, shprehet ajo.