U dyshua si bombë, policia shpërthen valixhen: Ishte alarm i rremë

Policia e Tiranës ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të Papa Gjon Palit II, u gjet një valixhe e dyshimtë...

Policia e Tiranës ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të Papa Gjon Palit II, u gjet një valixhe e dyshimtë.

Valixhja rezultoi bosh”, tha policia.

Fillimisht policia u njoftua rreth orës 20:25 se “pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë dhe më pas njësia antieksploziv kreu shpërthimin e valixhes.

Për veprime të mëtejshme u njoftua edhe njësia antieksploziv, që bëri një shpërthim të stimuluar dhe rezultoi se valixhja ishte bosh.