Edi Rama: Terminal modern për kroçierat në Vlorë dhe Durrës sjellë shumë para në një kohë të shkurtër”

Realizmi i këtij projekti do të forcojë ekonominë dhe do të sjelli shumë para në një kohë të shkurtër, sipas kreut të qeverisë.

Ndërtimi i një terminali modern për kroçierat, ishte një tjetër projekt i prezantuar nga kryeministri në qarkun e Vlorës. Rama tha se përveç Vlorës, do ndërtohen edhe dy terminale të tjera, në qytetet bregdetare Durrës dhe Sarandë.

Realizmi i këtij projekti do të forcojë ekonominë dhe do të sjelli shumë para në një kohë të shkurtër, sipas kreut të qeverisë.

“Kemi nisur punën për ndërtimin e tre terminaleve për kroçierat në Durrës, në Vlorë dhe në Sarandë. Vlora po bëhen gjithnjë edhe më shumë e kërkuar nga turistët dhe nga destinacionet e kroçierave. Kështu që në portin e Vlorës do të ndërtojmë një terminal modern për krocerat, dhe ndërkohë po synojmë dhe po vazhdojmë punën për të bërë disa investime me marinat e jahteve dhe varkave turistike qoftë në Vlorë, qoftë në Sarandë, pasi është një domosdoshmëri e madhe dhe një ekonomi e fortë, pasi sjell shumë para në një kohë shumë të shkurtër. Turizmi që kemi sot është një turizëm masiv që jep një kontribut të rëndësishëm në vendim tonë, por nuk sjellë aq para që ne duam të sjellim në vend, sepse nuk e ka fashën e cilësisë të lartë, për shkak të mungesës së strukturës me 4 dhe 5 yje, dhe për shkak të mungesës së marinave”.

Qeveria po projekton ndërtimin e një terminali kroçierash në Durrës. Kjo ide u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projekteve në këtë qytet.

Kryeministri tha se pavarësisht interesit në rritje të kroçierave, Shqipëria nuk ka ende një stacion për to.

Jemi në diskutime për sistemin e terminaleve të kroçierave sepse sot në Durrës e Sarandë nuk kemi asnjë terminal për kroçierat ndërkohë që interesimi për të vizituar Shqipërinë me kroçiera është i jashtëzakonshëm. Durrësi është pika ku do të ndërtohet terminali i parë i standarteve europiane” tha Rama.