Dhjetëra të arrestuar për korrupsion tek ALUIZNI dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Ndjekje penale punonjësve te ZRPP e ALUIZNI-t

Masat antikorrupsion që kanë ndërmarrë qeveria kanë nisur të japin rezultatet e para konkrete.

Disa dhjetëra punonjës të administratës publike, kryesisht punonjës të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t, janë proceduar penalisht për afera korruptive.

Procedimet janë iniciuar nga task forca kundër korrupsionit, ku marrin pjesë disa institucione dhe drejtohet nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjona.

Etlida Gjonaj: “Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë”.

Ministrja Gjonaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që të mos pranojnë të japin ryshfete tek punonjësit e administratës, si dhe të denoncojnë çdo rast ku u kërkohet të japin para përkundër shërbimit që duhet t’u jepet.